Exit Poll: Emmanuel Macron, president i ri i Francës

Emmanuel Macron e ka mposhtur Marine Le Penin në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Francë, që është mbajtur sot

Exit-poll’et e realizuara nga Ipsos, Ifop dhe BVA kanë parashikuar fitore bindëse të centristit të pavarur Emmanuel Macron ndaj udhëheqëses së Fronit Kombëtar, ekstremistes djathtiste Marine Le Pen.

Macron ka marrë më shumë se 60 për qind të votave, sipas anketave të realizuara me votues menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve.

Back to top button