Partia e Drejtësisë zgjedh strukturat e reja në Skenderaj

Agani tha se të angazhohesh në politik me drejtësi do të thotë të jesh i gatshëm për sakrificë

Partia e Drejtësisë në degën e Skenderajt ka mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor me pjesëmarrjen e 52 delegatëve.

Siç bën të ditur kjo parti përmes një komunikate për media, kryetari i zgjedhur i degës në Skenderaj, Halil Tahiraj, falënderoi të gjithë delegatët për besimin e dhënë duke u zotuar së para Zotit të Madhërishëm e pastaj para jush, se angazhimi im në realizimin e objektivave tona do të jetë i pakursyer.

“Do të bëjë përpjekje maksimale për unifikimin e anëtarësisë rreth programit dhe politikave të partisë. Partia e Drejtësisë meriton pozitë më të lartë në udhëheqjen shtetërore, andaj secili nga ne duhet të kontribuoj për arritjen e qëllimeve që të ecim të bashkuar drejtë së ardhmes. Edhe një herë iu falënderoj që ky Kuvend të jetë një pikënisje për suksese të mëtutjeshme”, u shpreh kryetari Tahiraj.

Në punimet e kuvendit mori pjesë edhe Kryetari i partisë Dr. Ferid Agani, i cili në emër të anëtarëve të Kryesisë që janë prezent këtu dhe në emër të Shtabit Regjional të Mitrovicës të uroj kryetarin e sapo zgjedhur dhe Kryesinë e degës së PD-së në Skenderaj, për marrjen e përgjegjësive të mëdha dhe historike, politike në Komunën e Skenderajt, duke lutur Zotin e Madhërishëm që nga fillimi i punës dhe që nga ky moment i këtij kuvendi t’i ndihmojë në punën e tyre të ndershme në realizimin e synimeve fisnike dhe për realizimin e programit të Partisë së Drejtësisë.

“Të angazhohesh në politik me drejtësi do të thotë të jesh i gatshëm për sakrificë dhe të heq dorë nga interesat personale në emër të kauzës së interesit të përgjithshëm. Kjo nuk është askund më e qartë dhe më e vërtetë sesa në Komunën tuaj që dha Komandantin legjendar Adem Jashari dhe mijëra dëshmorë dhe martir të kombit, njerëz të cilët në emër të Zotit të Madhërishëm dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit, dhe tani prej nesh kërkohet që me të njëjtën gatishmëri për sakrificë dhe përkushtim të punojmë me ndershmëri dhe drejtësi për ndërtimin e shtetit tonë”, u shpreh në mes të tjerave Agani në fjalën e tij drejtuar kuvendarëve të degës së PD-së në Skenderaj./21Media

Back to top button