EYOF 2023, Vokshi garoi në disiplinën e sllallomit

Skitari ynë, Klos Vokshi ka përfunduar sot garën e tij në disiplinën e sllallomit në Tarvisio të Italisë, ku edhe po zhvillohet Festivali Olimpik Evropian për të rinj, EYOF 2023.
Vokshi skijoi në një shteg tejet të vështirë ku kishte edhe konkurrencë tejet të fortë, gjë që bëri që Vokshi të zë vendin e 70-të prej 100 garuesve
Koha e Vokshit pas dy lëshimeve ishte 1 minutë e 53.97 sekonda, ndërsa 28 nga garuesit e tjerë dolën nga shtegu.
Vokshi do të garojë përsëri këtë të premte në sllallom të madh.
Ndërkaq, nesër në sllallom do të garojnë edhe Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj.

Back to top button