Kuka: Majlinda vepër e inspirimit se si duhet atdheu

Trajneri i xhudos, Driton Kuka pas pensionimit të Majlinda kelmendit si xhudiste aktive e ka falënderuar atë publikisht.
Kuka për Majlinden ka thënë se është vepër e inspirimit se si duhet atdheu. Përmes këtij postimi Kuka ka rikthyer edhe njëherë të arriturat e Majlindës.

“Faleminderit Majlindë. Sa shumë krenar me veprën tande. Vepër e inspirimit se si duhet atdheu. 2016 Olympic Champion, 2013 World Champion, 2014 World Champion, European Champion 14, 16, 17, 19,  2013 World Masters, 7x Grand Slam, 10x Grand Prix, U23 European Champion 2012,Jr. World Champion 2009,Jr. European Champion 2009 & 10”, ka shkruar Kuka në Facebook.
Majinda që nga fillimet e saj, trajner e kishte Driton Kuka.

Në Lojërat Olimpike Rio 2016, Kelmendi kishte fituar medalje të artë në xhudo, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të këtij lloji.
Përgjatë karrierës së saj, ajo është shpallur kampione evropiane dhe botërore./21Media

Back to top button