Facebook vjen me risi

 
Gjiganti Facebook bën disa ndryshime të reja të cilat kontrollojnë se kush mund të komentojë në postët tuaja, duke parandaluar kështu komentet të cilat nuk dëshironi t’i shihni.
Ndryshimet lejojnë të kontrollohet sa komente të përmbajë postimi.
E gjithë kjo do të jetë e lejueshme si fillim për përdoruesit e telefonave Android, në javët e ardhshme edhe për ata iOS.
Facebook, ka bërë këtë ndryshim për të parandaluar komentet fyese, paragjykuese.

Kjo nënkupton që tashmë të gjithë ata që publikojnë diçka, është e mundur që të pranojnë komente vetëm nga shoqëria e tyre në Facebook, transmeton DailyMail.
Ramya Sethuraman, menaxherja gjenerale e Facebook, tha se kjo do t’i ndihmonte sidomos figurave publike që të ndjehen më të sigurtë.
Këto ndryshime erdhën pasi në rrjete sociale është parë të shpërndahet urrejtje e madhe, ndaj përdoruesve të shumtë.
“Ky shërbim është shembull më i ri se si po ju ndihmojmë të kontrolloni faqen tuaj, që të reflektoni se kush jeni dhe cilat janë interesat tuaj”, tha Sethuraman.
Në shumë mënyra do të jetë një benefit për krijuesit e ndryshëm, për brendet e njohura, duke u dhënë mundësi të kontrollojnë kush komenton në postimet e tyre publike./21Media

Back to top button