Pfizer e sigurt dhe efektive tek adoleshentët

 
Vaksina e Pfizer dhe BioNTech kundër COVID-19 është e sigurt, efektive tek adoleshentët që u testuan, thonë kompanitë.
“Pfizer Inc” dhe “BioNTech SE” thanë sot, në një deklaratë, se vaksina prodhoi përgjigje të fuqishme të antitrupave në moshat 12 deri në 15 vjeç, duke u hapur rrugën që të kërkojnë autorizimin e përdorimit me urgjencë, në SHBA.
Pfizer shpreson që vaksinimet tek adoleshentët mund të fillojnë para vitit të ardhshëm shkollor, tha në një deklaratë Albert Bourla, kryetari dhe shefi ekzekutiv i Pfizer.
Vaksina e Pfizer tashmë është e autorizuar për përdorim te njerëzit mbi 16 vjeç. Studimi i ri ofron provat e para se si vaksina do të funksionojë edhe te adoleshentët e moshës shkollore, shkruan Reuters.
Në provën që u bë me 2 mijë e 260 adoleshentë, të moshës 12 deri në 15, ka pasur 18 raste të COVID-19 në grupin që ka marrë një dozë dhe asnjë në grupin që ka marrë vaksinën, duke rezultuar në efikasitetin 100% në parandalimin e koronavirusit, sipas kompanisë.
Kujtojmë se COVAX ka siguruar 100 mijë e 620 vaksina antiCOVID të Pfizer-BioNTech për qytetarët e Kosovës. Këto vaksina sipas ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj do të vijnë në muajin qershor./21Media 

Back to top button