Fadil Nura jep dorëheqje nga pozita e deputetit

Fadil Nura, i zgjedhur kryetar i Skenderajt në zgjedhjet lokale, ka dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Nura ka thënë se po pret me padurim të nis angazhimet për siç u shpreh ai, punë të mëdha që e presin Komunën e Skenderajt.


Nura ka fituar në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor, duke fituar 13 mijë e 123 vota, apo 57,89%./21Media

Back to top button