Fadil Nura viziton Thaçin e Veselin në Hagë

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura sot ka vizituar në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçin ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe shokët tjerë të luftës.
Nura përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se ishte në Hagë “për të qenë afër dhe për të parë moralin e tyre të lartë me një shëndet të mirë, duke besuar shumë se e drejta është në anën e tyre dhe luftës sonë çlirimtare”.
Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre./21Media

Back to top button