Gjuajtje me armë në Prekaz, Policia jep detaje për RTV21

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në fshatin Prekaz të Poshtëm të Skënderajt.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
Sipas Policisë një automjet në lëvizje është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur.
Lidhur me rastin është arrestuar një 31-vjeçar, me inicialet A.J.
“Sot me date 04.07.2022 rreth ores 01:30 eshte raportuar se sa ka qene nje automjet ne levizje eshte sulmuar me arme zjarri nga persona te panjohur. Pas nje pune policore eshte arritur te identifikohet dhe te arrestohet personi i dyshuar A.J., 31 vjeçar, ku si prove materiale eshte konfiskuar nje arme, nje karikator i zbrazur dhe 8 gezhoja, ka thënë Pllana.
Me urdhër tër prokurorit të dyshuarit në fjalër iu ka caktuar masa ndalimit policor përr 48 orër, dhe ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë./21Media
 

Back to top button