Qeveria miraton nismën legjislative për plotësim ndryshimin e Ligjit për noterinë
Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën legjislative për ndryshim plotësimin e Ligjit për noterinë.
I pari i Qeverisë, Albin Kurti theksoi se e vlerëson këtë nismë dhe se amandamentet janë të nevojshme.
E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shtoi se janë nëntë komuna që nuk kanë fare noterë.
“Janë më shumë se nëntë komuna që nuk kanë noterë. Në këto rrethana, ligji e parasheh që ministri i Drejtësisë të caktojë një noter në një komunë përkatëse”, tha Haxhiu.
Në mbledhjen e sotme është miratuar udhëzimi administrativ për masat për mbrojtjen e fëmijës kundër faqeve të internetit me përmbajtje pornografike dhe të atyre që e dëmtojnë shëndetin dhe jetën e fëmijës.
Po ashtu, ekzekutivi ka miratuar edhe Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme./21Media