Falimenton ish-ylli i Manchester United

Mbrojtësi kishte bërë më shumë se 300 paraqitje në karrierën e tij.

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Kombëtares së Anglisë, Wes Brown ka deklaruar falimentimin e tij në Gjykatën e Lartë.

“The Mirror” bëri të ditur se HMRC paraqiti një peticion falimentimi kundër Brown, i cili fitonte afro 50,000 £ në javë në “Old Trafford”, më 27 shkurt, para se të konfirmohej nga Gjykata e Lartë më 12 prill dhe të bëhej publike këtë javë.

Brown, i cili iu bashkua United si tinejxher, bëri debutimin me “Djajtë e Kuq” në vitin 1998, para se të bënte mbi 200 paraqitje për klubin. Ai fitoi pesë tituj të Premier Ligës, dy Liga të Kampionëve, dy FA Cup dhe një Carabao Cup gjatë kohës së tij te United.

Ai ishte lojtari më i ri i skuadrës së United që e mposhti Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1999.

Po ashtu, Brown bëri 23 paraqitje për Anglinë, ndërsa kishte luajtur edhe për Sunderland, Blackburn Rovers dhe Kerala Blasters në Indi, ku edhe u pensionua në vitin 2018.

Back to top button