​Konfirmohet, Jabllanoviq tërhiqet nga zgjedhjet

(Lajm i përditësuar)

​Konfirmohet, Jabllanoviq tërhiqet nga zgjedhjet

Partia e serbëve të Kosovës nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 23 prill në veri.

Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri i kësaj partie Aleksandar Jabllanoviq, gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për media sot në Leposaviq.

“Këto zgjedhje janë bërë shumë më shumë sesa zgjedhje lokale. Kemi ardhur në një situatë kur këto zgjedhje po vendosin nëse Republika e Serbisë do të vazhdojë prezencën e saj në veri të Kosovës, ose institucionet e Prishtinës do ta marrin primatin në këtë pjesë. Kundërshtari ynë politik është Lista serbe, por kjo nuk do të thotë se kundërshtar e kemi shtetin dhe qeverinë e Serbisë”, ka thënë mes tjerash Jabllanoviq.

Ai theksoi se vendimin për tërheqje nga këto zgjedhje është marrë sot nga Këshilli i kësaj partie dhe do t’ ju bëhet thirrje të gjithë simpatizantëve që të dielën të mos dalin të votojnë.

Jabllanoviq ka përmendur edhe arsye tjera të cilat kanë detyruar këtë parti të dorëhiqet, siç janë mungesa e kushteve adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve, reduktimi i numrit të qendrave dhe votimi nëpër kontejnerë pranë stacioneve policore etj.

Partia e serbëve të Kosovës ka paraparë edhe njëzet këshilltarë të saj për Kuvend Komunal të Leposaviqit, të cilë po ashtu pas këtij vendimi të Këshillit, nuk do të marrin pjesë.

U raportua se Jabllanoviq është tërhiqur nga gara për kryetar të Leposaviqit, deklarohet KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka ende asgjë zyrtare sa i përket tërheqjes së Aleksandar Jabllanoviqit nga gara për kryetar të Leposaviqit. Këtë e konfirmoi për portalin rtv21.tv zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi tha se më 27 mars ka përfunduar afati për tërheqjen e subjekteve politike nga gara zgjedhore.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e së dieles, më 23 prill. Po ashtu, më 27 mars 2023 ka përfunduar edhe afati për tërheqjen e subjekteve politike nga gara zgjedhore. Pasi janë përmbyllur të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, KQZ-ja ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve. Së fundmi, procesi i shtypjes së tyre ka përfunduar gjatë ditës së sotme, e enjte”, tha Elezi për rtv21.tv.

Jabllanoviq tërhiqet nga gara për kryetar të Leposaviqit

Kandidati i Partisë së Serbëve të Kosovës (PKS), Aleksandër Jabllanoviq nuk do të garojë për kryetar të Komunës së Leposaviqit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

Tërheqja e PKS-së nga gara zgjedhore vjen si pasojë e presionit të madh që po u bëhet serbëve të Kosovës nga Beogradi Zyrtar.

Kështu bën të ditur KosovaPress përmes burimeve të saj.

Kujtojmë se avokati nga Beogradi, Ivan Niniq ka thënë se ata serbë që nuk mbështesin Listën Serbe vazhdojnë të persekutohen nga regjimi i Alekasandar Vuçiqi, shërbimet e sigurisë dhe Milan Radoiçiqi.

Për këtë ai ka përmendur arrestimin e një ish-zyrtari serb të Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar nga shërbimi serb i sigurisë.

Ndryshe, dorëheqjet e katër kryetarëve në veri të vendit që erdhën si shenjë revolte kundër vendimit për targa çuan në vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpalljen e zgjedhjeve.

Back to top button