Falsifikoi dokumentet për shitjen e tokës, arrestohet një burrë

 
Policia ka bërë të ditur se dje pasdite është arrestuar një burrë nga Suhareka i cili së bashku me dy persona të tjerë kishte falsifikuar dokumente për të shitur një parcelë toke në vlerë prej 98.000 euro.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ai së bashku me dy persona tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcelë toke në vlerë 98.000 € një qytetari nga komuna e Suharekës”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button