Falsifikoi testin Covid, arrestohet gjatë hyrjes në Kosovë

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi gjatë hyrjes në pikën kufitare në Han të Elezit ka dorëzuar test të rremë për Covid-19.

Ky rast sipas Policisë ka ndodhur më datë 14.09.2020 rreth orës 14:50.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit, nga një person i panjohur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar me rocedurë të rregullt./21Media

Back to top button