Falsifikuan letërnjoftim për 100 euro, ndërsa u kapën në provim për patentë shoferi!

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë privuar nga liria S.J. (35) nga fshati Brezë dhe B.H. (42) nga Shkupi. Të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penal “falsifikim të dokumenteve” dhe “përdorim të dokumenteve me përmbajtje të pavërtetë”.
“Njëherë, sipas denoncimit, në ora 15.30 minuta nga një anëtar i komisionit për dhënien e provimit për patentë shoferi në zonën e Gazi Babës, gjatë kontrollit të letërnjoftimit të paraqitur nga një kandidat për dhënien e provimit për patentë shoferi, është konfirmuar se ishte i falsifikuar, gjegjësisht ishte në emër të A.J., me të dhëna nga S.J., ndërsa fotografia ishte e B.H.”, informojnë nga MPB-ja në Maqedoninë e Veriut.
Nga MPB shtojnë se njëri prej të dyshuarve ka treguar se ku është përpunuar dokumentii falsifikuar.
“Gjatë kryerjes së bisedës zyrtare, njëri nga të dyshuarit deklaroi se letërnjoftimin e falsifikuar e kishte përpunuar një person nga zona e Bit Pazarit për një shumë prej 100 eurove. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës penal”, thonë nga MPB-ja./TV21

Back to top button