Familja e Peles shkoi në spital për të kaluar Krishtlindjet së bashku
Fëmijët e futbollistit legjendar brazilian Pele kanë ardhur në spitalin ku ndodhet babai i tyre për të kaluar së bashku Krishtlindjet, njoftojnë ata në rrjetet sociale.
Pele (82), i cili vuante nga kanceri i zorrës së trashë që nga shtatori 2021, u transferua në një spital në Sao Paulo në fund të nëntorit.
Mjekët e tij njoftuan të mërkurën se sëmundja po përparon dhe se Pele ka probleme me veshkat dhe zemrën. Djali i tij Edinho ka postuar një foto në Instagram ku shihet duke mbajtur dorën e babait me mesazhin “Babi, forca ime është me ty”.
Edinho, drejtori teknik i klubit të futbollit Londrina, në shtetin jugor të Brazilit, Parana, iu bashkua sot motrave të tij Flavia dhe Kelly, të cilat kanë qenë shpesh me babanë e tyre në spital ditët e fundit.
Kelly ka postuar një foto në Instagram ku shihet duke përqafuar të atin në shtratin e spitalit. Edson Arantes do Nascimento, i njohur më mirë si Pele, i cili në moshën 17-vjeçare luajti për kombëtaren braziliane në Kupën e Botës 1958, fitoi tre tituj kampionë botërorë – në 1958, 1962 dhe 1970.