Familjarët gjejnë të pajetë 29 vjeçaren në oborr pasi ra në kontakt me rrymën

Një 29 vjeçare ka vdekur mëngjesin e sotëm në Durrës, pasi ra në kontakt me rrymën e energjisë elektrike në oborrin e shtëpisë së saj.
E reja është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj.
Ngjarja rëndohet akoma dhe më shumë, pasi burime për Ora News bëjnë me dije se e reja ishte shtatzënë.
“Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike”, njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button