Kaloni te përmbajtja kryesore

Familjarët gjejnë të vdekur 55 vjeçarin

 

Një 55 vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët e tij në Himarë.

Më konkretisht, policia bën të ditur se këtë të enjte rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, Himarë, është pa shenja jete, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç.

Ai dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Gjithsesi grupi hetimor po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button