Familjet gjermane do të paguajnë 500 euro shtesë në vit për gazin

Familjet gjermane do të duhet të paguajnë pothuajse 500 euro më shumë në vit për gazin rus pasi u vendos një taksë për të ndihmuar ndërmarrjet të mbulojnë koston e zëvendësimit të furnizimeve ruse.
Trading Hub Europe, operatori gjerman i tregut të gazit, ka thënë të hënën se kishte vendosur tarifën në 2,41 euro për kWh.
Taksa do të vendoset nga 1 tetori dhe do të mbetet në fuqi deri në prill 2024 në një përpjekje për të ndihmuar Uniper – importuesi më i madh i vendit i gazit rus dhe importuesit e tjerë të përballen me çmimet në rritje.
Për një familje mesatare prej katër personash, tarifa do të arrijë në një kosto shtesë vjetore prej rreth 480 euro, ose një rritje prej 13% në llogaritjen e platformës së krahasimit të çmimeve Verivox për një faturë mesatare gazi prej 3,56 euro në përdorimin e 20 mijë kWh në vit.
“Alternativa do të ishte kolaps i tregut gjerman të energjisë dhe bashkë me të pjesë të mëdha të tregut evropian të energjisë”, ka thënë Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck./21Media

Back to top button