William Ruto fiton zgjedhjet presidenciale në Kenia

William Ruto ka fituar zgjedhjet presidenciale në Kenia, ka thënë krytari i Komisionit zgjedhor, mes skenave dramatike, raporton BBC.
Ai mundi rivalin, Raila Odinga, duke marrë 50.4% të votave.
Njoftimi u vonua mes përleshjeve dhe akuzave për manipulim votash nga Odinga.
Katër nga shtatë anëtarët e komisionit zgjedhor refuzuan të mbështesin njoftimin, duke thënë se rezultatet ishin “të errëta”.
Kjo ishte hera e parë që Ruto, 55 vjeç ka kandiduar për president. Ai ka shërbyer si zëvendëspresident për 10 vjet, por u përplas me presidentin Uhuru Kenyatta, i cili mbështetit Odingan pas kësaj./21Media

Back to top button