Faqja e KQZ-së me probleme teknike

Web faqja e KQZ-se jashtë funksionit

Faqja zyrtare e komisionit Qëndror Zgjedhor të Kosovës vazhdimisht ka probleme teknike dhe është pothuajse e pamundur që vazhdimisht të shihen rezultatet preliminare të cilat po publikohen duke u përditesuar çdo çast.

Deri para pak çasteve në listën e faqes zyrtare të KQZ-së po dominonte koalicioni PAN, duke vazhduar me koalicionin LAN dhe pas tyre Vetëvendosja.

Ndryshe në studion e RTV21 nga analistet u tha se kjo nuk është hera e parë që ndodh te bije faqja e KQZ-se gjatë procesit te numerimit, sipas tyre edhe në zgjedhjet e kaluar ka ndodhur kështu.

Rikujtojmë KQZ pritet të mbajë një konferencë për media në orën 23:00 ku pritet të publikohen të dhënat e para./21Media

Back to top button