Fasada e një objekti rrezikon qytetarët, ndërhyn zjarrfikësit
Qytetarët në sheshin e Prishtinës rrezikoheshin nga rënia e një pjese të fasadës së një objekti banimi, i cili gjendet ngjitur me objektin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Aty kanë ndërhyrë ekipet e zjarrfikësve të Prishtinës, të cilët kanë hequr fasadën që ishte pothuajse duke rënë në tokë dhe e cila rrezikonte qytetarët.