“Fatlumi” gjen një gur me ari në vlerë 240,000 dollarësh

Një burrë australian i pajisur me një detektor metalik ka gjetur një gur 4.6 kg që përmbante ar me vlerë 240,000 dollarë australianë.

Burri, i cili nuk dëshiron të identifikohet e bëri zbulimin në fushat e arit të Viktorias – të cilat ishin zemra e nxitimit të arit të Australisë në vitet 1800.

Darren Kamp, i cili vlerësoi dhe bleu ekzemplarin, tha se është më i madhi që ai ka parë në karrierën e tij 43-vjeçare.

“Thjesht u trondita… Është një gjetje një herë në jetë”, tha ai për BBC.

Ndërsa zbulimet si kjo janë të rralla, Australia vlerësohet të ketë rezervat më të mëdha të arit në botë dhe shumë nga copëzat më të mëdha në botë u gjetën në Australi./21Media

Back to top button