Roboti që imagjinon veten, një prej risive në fushën e robotikës

Njeriu zhvillon të perceptuarit e trupit që prej ditëve të herëshme, si foshnje. Të njëjtën gjë tani po bëjnë edhe robotët.
Një ekip inxhinierësh nga Columbia Engineering kanë zhviluar një robot, për të cilin thonë se është i pari në këtë fushë që mëson për trupin e tij pa ndihmën e njeriut.
Shkencëtarët këtë zbulim e publikuan në revistën Science Robotics. Sipas tyre, roboti shkon sipas modelit, ku planifikon lëvizjet, i arrin objektivat e tij dhe i shmanget pengesave në raste të ndryshme. Madje, edhe dëmet që i bëhen në trup i zbulon automatikisht.
Roboti këtë e arrin përmes një qarku kamerash të vendosura në të. Ai shikon veten përmes tyre, duke zbuluar kështu çdo gjë në të.
Kështu, ai mëson se si të lëvizë, ashtu si fëmija, në këtë rast si reagim ndaj komandave të ndryshme të motorëve.
Sipas shkencëtarëve të Columbia Engineering, ata ishin shumë kurreshtarë të shihnin se si roboti do të imagjinonte veten.
Aftësia e robotit që të imagjinojnë veten pa ndihmë të një inxhinieri është me rëndësi për shumë arsye, thonë ata. Kjo kursen kohën për punën për të cilën janë dizajnuar.
Shkencëtarët argumentojnë se kjo aftësi e tyre po ashtu është me rëndësi pasi që kanë nevojë për një sistem autonom, që mbështetet më shumë në vet-vete. P.sh në këtë rast, një robot fabrike mund të zbulojë se diçka nuk shkon si duhet me të dhe thërret për asistencë.
Megjithatë, shkencëtarët janë të vetëdijshëm për diçka. Ata analizuan limitet, rrezikun që mund të kenë nga kjo dhe polemikat lidhur me atë nëse këtyre makinave u jepet autonomi e madhe për të qenit të vetëdijshëm për veten e tyre. Ata studiuan çdo gjë dhe normalisht kanë limite se në çfarë mase u lejohet vetë-autonomia këtyre makinave./21Media

Back to top button