FBI: Kërcënimi nga Kina më flagrant dhe më i dëmshëm se kurrë më parë

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray thotë se rreziku që i kanoset Perëndimit nga qeveria kineze është më flagrant dhe më dëmtues se kurrë më parë.
Wray e akuzon Pekinin për vjedhjen e ideve dhe novacionit amerikan dhe për organizimin e operacioneve masive të ndërhyrjes kibernetike.
Fjalimi në Bibliotekën Presidenciale Ronald Reagan u shndërrua në një kritikë të fortë për qeverinë kineze vetëm pak ditë përpara fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Kinë.
Ndërsa politika e jashtme amerikane është përqëndruar tek tensionet Rusi – Ukrainë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta konsiderojnë Kinën si kërcënimin më të madh për sigurinë ekonomike afatgjatë.
Wray shtoi se FBI-ja hap çështje të reja për operacionet e zbulimit kinez gati çdo 12 orë, ndërsa hakerët kinezë grabisin më shumë të dhëna personale dhe të korporatave se të gjitha vendet e tjera së bashku.
Zyrtarët e qeverisë kineze i kanë mohuar vazhdimisht këto lloj akuzash./21Media

Back to top button