FC Liria emëron trajnerin e ri

Klubi futbollisitik Liria, i cili garon në Superligën e Kosovës e ka emëruar trajnerin e ri, këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

Mirsad Jonuz, do të jetë trajneri i cili do ta udhëheqë FC Lirinë gjatë garave të saj në Superligën e Kosovës, thuhet në njoftim, raporton rtv21.tv.

“Jonuz ka një përvojë të madhe ndërkombëtare, si në Qipro, Greqi, Katar, Shqipëri (drejtoi Vllaznin), tek shumë klube të Maqedonisë Veriore si dhe ekipi nacional i këtij shteti”, shkroi FC Liria.

Ndërsa kryetari, Valon Osmani pohoi se “ kishim disa opsione për trajner. Besojmë që ky është i duhuri. Trajneri i ri ka synim ta nxjerr klubin nga kjo krizë rezultatesh.”

Ai shtoi se marrëveshja me Jonus është deri në fund të stinorit 2023-24./21Media

Back to top button