Zjarrfikësit protestojnë nesër para Qeverisë

Kryesia e Sindikatës se zjarrfikësve të Kosovës, njofton se me 30 nënotor do të mbajnë protestë para Qeverisë si shenjë revoltimi të mos plotësimit të këkresave të tyre.

“Kryesia e Sindikatës se zjarrfikësve të Kosovës, ka vendos që në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe gjendjen ne përgjithësi në shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit, mos plotësimi i kërkesave te parashtruara me kohë, kërkesa te drejta dhe legjitime, të bazuara ne ligje dhe se fundi edhe vendimi qe zjarrfikësve te ju anulohet pagesa për rrezikshmëri ne punë, vendim i pa analizuar mirë dhe shumë probleme tjera rreth organizimit, statusi juridik ende i pa zgjidhur, mos definimi i kompetencave menaxhuese mes Komunave dhe MPB/AME, mos planifikimi buxhetor për zjarrfikës, kushtet e punës, kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë dhe njëherit si pasoj e problemeve te pa zgjidhura me dekada, kemi vendos që me dt. 30.11.2023 te organizoj protestë si formë e presionit sindikal”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se protesta do të fillojë në ora 11:00 dhe sipas tyre do të vazhdojë deri ne reflektimin ose arritjen e një marrëveshje te pranueshme me institucionet vendim marrëse, Qeverinë dhe për Këshillin protestues dhe Sindikatën e Zjarrfikësve.

“Marshi i protestueseve do te niset nga ora 10:30 min nga parkingu i pallatit te Rinisë duke defiluar këmbë sheshit “Zahir Pajaziti” deri te objekti i Qeverisë së Kosovës.”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button