Klinaku: Protestën e PSD-së e mbështetëm për të kundërshtuar veprimin e Trendafilovës

Protestën e Partisë Socialdemokrate kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova, e ka mbështetur edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku.

Para eskalimit të protestës, Klinaku theksoi se do të ishte mirë që Trendafilova të ftoj në këtë diskutim së pari OVL-UÇK-në, për të shprehur siç tha ai kritikat ndaj Gjykatës Speciale për ndalimin e komunikimit të paraburgosurve me familjarë dhe vizitorë.

Në këtë protestë, Policia e Kosovës ka arrestuar disa anëtarë të Partisë Socialdemokrate, përfshirë edhe kryetarin Dardan Molliqaj.

Ndërsa, Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate theksoi se nuk do të lejojnë që ‘Gjykata Speciale e pa drejtë me u bërë normale’.

Back to top button