Atleti Erzen Zyberaj arrin me sukses në Tiranë nga nisja në Prishtinë

(Lajm i përditësuar)


Atleti Erzen Zyberaj ka mbërritur me sukses në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës në Shqipëri.

Kjo u bë e ditur sipas shoqatës “Maraton Albania” ai është nisur dje nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Jemi shumë të lumtur që morëm pjesë në mbylljen e kësaj gare dhe ne si shoqata “Maraton Albania” i urojmë Erzenit shumë suksese”, thuhet tutje në njoftim.


U nis dje nga Prishtina duke vrapuar, atleti Erzen Zyberaj gati të arrijë në Tiranë për Pavarësi

Ka arritur në 60 kilometrat e fundit Erzen Zyberaj atleti kosovar i cili është nisur dje nga Prishtina për në Tiranë duke vrapuar.

Njerëzit që ndodhen me të ka shpërndarë video në Facebookun e atletit, duke treguar se ai tashmë ndodhet shumë pranë Tiranës.

Dje, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar atletin Zyberaj për këtë rrugëtim prej 260 kilometrash.

“Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar në Facebook, kryebashkiaku i Prishtinës./oranews

Back to top button