Greva në shëndetësi vazhdon edhe për 48 orë

Nga 3 janari greva do të jetë pa limit kohor

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës se greva 24 orëshe e mjekëve të vazhdojë edhe për 48 orë të tjera.

Kjo pasi që sipas sindikatës qeveria nuk ka reflektuar në kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, po ashtu paralajmërojnë se që nga 03 janari greva do të vazhdojë pa limit kohor.

“Në vazhdën e kësaj pas thirrjës së mbledhjës së jashtëzakonshme e cila u mbajt në ora 17:30 me datë 26 Dhjetor 2018 u vendos:
• Pasi që nivelet e larta të vendimmarrjes shtetërore të Republikës së Kosovës nuk reflektuan në kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës u murr vendim që Greva 24 orëshe të shndërrohet në Grevë 72 orëshe.
• Pra u vendos që Greva të vazhdohet edhe për 48 orë të tjera.
• Pas festave të fund vitit pra me datë 03 Janar 2019 vazhdohet Greva pa limit kohorë deri në reflektimin e Qeverisjes vendore ndaj kërkesave të punonjësve shëndetësor.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Federatës.

Kërkesat e grevistëve janë kalimi i Ligjit mbi pagat, duke u bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dhe të fillojë menjëherë implementimi i ligjit. Njëherësh, FSSHK kërkon mirëkuptim nga popullata për rastet jo-emergjente dhe apelon që greva të ketë përkrahjen e institucioneve shëndetësorë private./21Media

Back to top button