Fëmija rrëzohet nga shkallët e shtëpisë në Gjakovë, dërgohet në QKUK

Një fëmijë është rrëzuar nga shkallët e shtëpisë në Gjakovë. Fëmija fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë në Gjakovë, e më pas në QKUK.
Rasti është raportuar dje në ora 15:00.
“Raportohet se në emergjencën e spitalit të Gjakovës ka kërkuar ndihmë mjekësore një fëmijë, viktima femër kosovare, e cila dyshohet se është rrëzuar nga shkallët në shtëpi. Për shkak të gjendjes shëndetësore viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button