Fëmijët e parë marrin vaksinat kundër Covid-19

Një spital në Connecticut filloi administrimin e vaksinave kundër Covid-19 për fëmijët, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, vetëm disa minuta pasi CDC zyrtarisht nënshkroi miratimin.
Spitali Hartford vaksinoi gjashtë fëmijë me një dozë të ulët të vaksinës Pfizer të martën në mbrëmje dhe dhjetëra të tjerë do të vaksinohen sot.
Vendimi ka shkaktuar një stuhi polemikash me kundërshtarët që tregojnë se ka pak prova që sugjerojnë se vaksinimi i fëmijëve është i nevojshëm.
Të dhënat tregojnë se Covid përbën një rrezik të ulët për grupmoshën, ku fëmijët përbëjnë më pak se 0.1 për qind të vdekjeve nga Covid në Amerikë.
Miratimi do të thotë që SHBA-ja bëhet një nga vendet e para në botë që miraton zyrtarisht vaksinimin për këtë grupmoshë, me shkencëtarët në Britani që paralajmërojnë zyrtarët që të mos ndjekin ‘verbërisht’ Amerikën dhe t’ua rekomandojnë atë fëmijëve të vegjël.
Komiteti Këshillimor i Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve për Praktikat e Imunizimit të martën votoi njëzëri 14-0 për të rekomanduar dozën e vaksinës antiCovid të Pfizer-BioNTech për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç.
Drejtoresha e CDC Dr Rochelle Walensky më pas nënshkroi vendimin që do të thotë se rreth 28 milionë fëmijë në SHBA tani kanë të drejtë për vaksinim./21Media

Back to top button