Ish këshilltari i Mustafës: Veseli hero

”Kam shumë energji dhe vullnet, që në vend të përçarjes të promovojmë bashkëpunimin dhe t’i trajtojmë pa kompromis çështjet e interesit nacional shtetëror”

Ish-kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK-së, Armend Ibrahimi, i cili dje i është bashkuar PDK-së, sot është shprehur se ftesën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit e ka pranuar pasiqë sipas tij ai është heroi i përmbylljes së fazës së parë të tranzicionit demokratik në vend.

”Të gjithë ata të cilët i kuptojnë zhvillimet politike – e kuptojnë se ky është projekt i rindertimit të unitetit nacional shtetëror dhe i pajtimit të brendshëm politik – që përmes partive të punojmë për Kosovën dhe jo anasjelltas; në këtë mes z. Veseli është hero i përmbylljes së fazës së parë të tranzicionit demokratik në Kosovë; andaj me shumë deshirë e pranova ftesën e tij për angazhim të përbashkët për Kosovën – Atdheun tonë”, ka shkruar Ibrahimi.

Ai është shprehur se do ta ruaj lidhjen dhe se ka vullnet që t’i trajtojë çshtjet me inter për vendin.

”Deshiroj t’i falënderoj të gjithë ata të cilët me zemër më dërguan mijëra mesazhe të sinqerta, përkrahëse e motivuese, në prag të fillimit të ri për Kosovën; Unë do ta ruaj me fanatizëm lidhjen tonë dhe do të jap maksimumin tim që të garantoj hapsirën e merituar për secilin prej jush në ekipin tonë të ri. Besoj në suksese të përbashkëta; kam shumë energji dhe vullnet, që në vend të përçarjes të promovojmë bashkëpunimin dhe t’i trajtojmë pa kompromis çështjet e interesit nacional shtetëror. Ju falenderoj për përkrahjen dhe për lutjet tuaja. Me ndihmën e Zotit do të i’a kthejmë Popullit shpresën – së bashku! #FillimiRi”, ka shkruar më tutje Ibrahimi në facebook.

Ndryshe, dje ish-kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Ibrahimi i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ibrahimi veç kryetar i Forumit Rinor, ishte edhe këshilltar i kryeministrit në largim, Isa Mustafa./21Media

 

Back to top button