Ferati e Berisha ftojnë qytetarët e Istogut të votojnë

Dy kandidatët për kryetar të Komunës së Istogut, Ilir Ferati nga LDK-ja dhe Bekë Berisha nga AAK-ja sot iu kanë drejtuar kutive të votimit për ta zgjedhur udhëheqësin e Komunës.
Ilir Ferati përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në këto orë sa kanë mbetur. “Zgjedhjet janë festë e demokracisë, prandaj ju ftoj të gjithëve që të dilni e të votoni për të ardhmen tuaj”, ka shkruar ai.
Po ashtu Bekë Berisha ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë, duke thënë “Zgjohu Istog”. “Dielli sot po nxeh, qetësia është e mirë, NDRYSHIMI është jetik”, ka shkruar Berisha.
Në Istog të drejtë vote kanë 47 mijë e 693 qytetarë.
Sot po zhvillohet procesi i votomit në 21 komuna të Kosovës, të cilat shkuan në balotazh nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit./21Media

Back to top button