Nga 21 raportime, Policia hap tri raste për parregullsi gjatë procesit zgjedhor

Policia e Kosovës, bazuar në informacionet e deritanishme të siguruara nga të gjitha drejtoritë rajonale, njofton se deri më tani janë  pranuar rreth njëzet e një (21) informacione të ndryshme, të cilat përmbajnë kryesisht raportime rreth; ndërhyrje në votim (1), fotografim të votimit (5),  fjalosje në qendër të votimit (1),  grumbullim të personave në afërsi të qendrave të votimit (7), blerje e votës (2), kanosje (1), bezdisje e qytetareve (1),  falsifikim i dokumentit të  bexhit (1), person i dehur në qendër të votimit (1) dhe mosmarrëveshje në qendër të votimit (1) informatë.
Nga këto 21 informacione të trajtuara, me vendim të prokurorëve kompetent deri më tani janë hapur tri (raste) prej tyre, (1) rast në Junik – Pejë ” Pengim i procesit të votimit” ku një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë, (1) rast po ashtu në Junik – Pejë ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike” ku personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe (1) rast në Vushtrri ” Falsifikim i dokumentit”, i cili po ashtu ka vazhduar në procedurë të rregullt, ka bërë të ditur Policia.
Policia e Kosovës, ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre./21Media

Back to top button