Ferdinand parashikon Top 4 në Premier Ligë, s’ka vend për Chelsean e Arsenalin

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand beson se Manchester City do të mbrojë titullin e Premier Ligës këtë sezon falë përvojës së triumfit në kampionat gjatë viteve të fundit.
Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar titullin e sezonit të kaluar me një fitore dramatike 3:2 kundër Aston Villas në ditën e fundit, duke shënuar tri gola në 15 minutat e fundit në stadiumin “Etihad” për të përfunduar një pikë përpara rivalëve, Liverpoolit. Për Cityn, ky ka qenë ishte titulli i tyre i katërt i Premier Ligës nën drejtimin e Guardiolas përgjatë pesë viteve të fundit.
City ka përforcuar skuadrën sa i përket transferimeve këtë verë, duke sjellë Erling Haaland nga Borussia Dortmund dhe Kalvin Phillips nga Leeds dhe legjenda e Manchester Unitedit, Ferdinand ka përkrahur kampionin anglez që të mposhtë përsëri skuadrën e Jurgen Klopp në garën për titullin e këtij sezoni.
“Unë mendoj se City do të jetë skuadra që do të triumfojë përsëri. Ata janë forcuar sërish, kanë transferuar Haaland dhe Kalvin Phillips. Ata kanë humbur Sterling, po, por ata kanë ende një skuadër të thellë dhe lojtarë që mund të luajnë në shumë pozicione. Dhe ata e kanë eksperiencën e fitores. Liverpooli do t’i shtyjë sërish fort drejt triumfit”, tha Ferdinand.
Ndërkaq, sa i përket sigurimit të Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/24, Ferdinand parashikoi që United dhe Tottenham do ta mbyllin Top 4, duke lënë jashtë saj dy skuadra londineze, Arsenalin dhe Chelsean.
“Do të jetë interesante. Mendoj se gjashtëshja e parë sipas radhës do të jetë Manchester City, Liverpooli, Tottenham, Manchester United, Chelsea, Arsenal”, shtoi Ferdinand.

Back to top button