Ferdinand: Solskjaer duhet të largohet nga Manchester United

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është dashur që të jap dorëheqje dhe të largohet nga “Old Trafford”, ka thënë ish-mbrojtësi Rio Ferdinand.
Momentalisht, Solskjaer gjendet në presion të madh pas humbjeve në dy derbit ndaj Manchester Cityt dhe Liverpool, respektivisht pas humbjes 2:0 nga City dhe 5:0 nga Liverpooli.
United ka pësuar humbje në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe tani “Djajtë e Kuq” e gjejnë vetën nëntë pikë larg liderit të tanishëm, Chelsea.
Solskjaer që prej emërimit si trajner i United në vitin 2019, ende nuk ka sjellë trofe për skuadrën e tij, dhe tani ish-lojtari i “Djajve të Kuq” Rio Ferdinand beson që norvegjezit i ka ardhur koha që të përshëndetet me gjigandin anglez.
“Gjithmonë kam qenë skeptik, a do mund ai që ta udhëheqë skuadrën drejt titullit të kampionit? Nuk kam qenë i bindur, nuk isha i sigurt nëse ai do të mund ta bëjë këtë gjë. Paraqitjet me skuadrën të cilën ai e ka bërë, gjatë fillimit të këtij sezoni dhe me aq sa kam parë këtë sezon, mendoj që ai duhet të lirojë vend për dikë tjetër që është i gatshëm të punojë me ne. Dhe mendoj që Ole nëse do të largohej tash, do të largohej me kokën lartë, sepse prej momentit që ka ardhur tek United e deri në fillim të këtij sezoni, un mendoj që ka qenë periudhë pozitive”, tha Ferdinand.
Në krye me Solskjaer, Manchester United këtë sezon ka regjistruar pesë fitore, dy barazime dhe katër humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e gjashtë me gjithsej 17 pikë të arkëtuara, nëntë sosh larg liderit të tabelës Chelseat.

Back to top button