Mbi 1.2 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në balotazh

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të drejtë vote kanë mbi 1.2 milionë qytetarë, kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në 21 komunat ku do të ketë balotazh, përfshihen 66% e të gjitha vendvotimeve në Kosovë. Në shifra kjo është 1 mijë e 638 vendvotime nga 2 mijë e 477.
Sa i përket qytetarëve me të drejtë vote në balotazh, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1 milion e 260 mijë e 571. Numri i votuesve të certifikuar në raundin e parë për zgjedhjet në 38 komuna ka qenë 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
Balotazhi do të mbahet këtë të diel më 14 nëntor./21Media

Back to top button