Ferizaj, 15 persona në Polici
Policia ka informuar se të shtunën pas mesnate në rrugën “Shaip Doda” në Ferizaj gjatë kontrollit në një lokal janë takuar duke zhvilluar lojëra të fatit 15 të dyshuar meshkuj kosovar.
Sipas Policisë, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
“Si prova materiale janë konfiskuar 851 çipa dhe 19 palë letra bixhozi.”, ka bërë të ditur Policia./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?