Kaloni te përmbajtja kryesore

Ferizaj e mposht edhe Trepçën ’89, Drenica e pëson nga Dukagjini

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “13 Qershori” në Klinë, Dukagjini e ka mposhtur 2:0 skuadrën e Drenicës.
Golat e fitores për vendasit i shënuan Otto John (minuta e 11’) dhe Arbër Shala që vulosi rezultatin final 2:0 në minutën e 47’.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Ferizajt, e cila si mysafirë në stadiumin “Riza Lushta” e mposhti 1:0 Trepçën ’89.
Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të tre pikëve për Ferizajn e shënoi Mateo Panadic në minutën e 18’ të ndeshjes.
Rezultatet finale:
Trepça ’89 0:1 Ferizaj
Dukagjini 2:0 Drenica.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button