Liverpooli mposhtet nga Bournemouthi

Pas fitores së thellë 7:0 ndaj United, Liverpooli mposhtet sot nga Bournemouthi.
Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Bournemouthit dhe Liverpoolit, ku pikët e plota i takojnë vendasve.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Vitality”, Bournemouthi e ka mposhtur Liverpoolin me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Philip Billing në minutën e 28’, i cili ia siguroi pikët e plota skuadrës së tij nga kjo përballje.
Me pikët e reja, Bournemouthi ngjitet në pozitën e 16 në tabelë në kuotën e 24 pikëve, krahas Liverpoolit që zë vendin e pestë në tabelë me 42 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Bournemouthit.

Back to top button