Ferizaj, gjobë 150 euro për shoferin që tejkaloi në vijë të plotë

Një personi në Ferizaj, përkatësisht në fshatin Bibaj, i është shqiptuar gjobë prej 150 euro për kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim në vijë të plotë”.
Siç ka njoftuar Policia përmes komunikatës, të njëjtit i janë hequr dy pikë dhe tre muaj heqje e patent shoferit.
Gjithashtu, Policia ka bërë apel që të respektohen shenjat dhe rregullat e komunikacionit, pasi veprimet e tilla rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në komunikacion.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button