Ferizaj, këmbësori goditet për vdekje nga vetura

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Talinoc të Muhaxherëve në Ferizaj.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli njoftoi se viktima është i moshës 64 vjeç.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë, ku si pasojë lëndime trupore ka marrë këmbësori N.O i cili u dërgua në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Veseli njofton se nga mjeku kujdestar u konfirmua vdekja e 64 vjeçarit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksin, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./21Media 

Back to top button