Ferizaj, Policia arreston 38 vjeçarin që ia drejtoi armën 14 vjeçarit

Mbrëmë, Policia rajonale e Ferizaj ka arrestuar një 38 vjeçar pasi i njëjti dyshohet se ia ka drejtuar armën një 14 vjeçari.
Rreth orës 21:00, Policia ka bërë të ditur se në lagjen “Iliria” në rrugën “Driton Islami” A.S ishte sulmuar nga G.H.
Policia ka arritur ta shmang rrezikun e drejtpërdrejt, ndërkaq të dyshuarit i është konfiskuar arma si provë materiale, një karikator me katër fishekë dhe një mjet i mprehtë i kombinuar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës dhe kanosje’’./21Media
 

Back to top button