Pas presionit nga i dashuri, tentoi të vetëvritej

Pas tretmanit mjekësor, viktima u lirua

Një femër K-Shqiptare në Pejë ka kërkuar ndihmë mjekësore, e cila ka tentuar të vetëvritej pas presionit nga i dashuri.

“Viktima femër K-Shqiptare ka kërkuar ndihmë mjekësor, ku sipas viktimës, pas presionit të bërë nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar, e njëjta ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga dritarja e banesës ku jeton.”, njoftoi sot policia.

Pas tretmanit mjekësor, viktima u lirua. Ndërkohë, sipas policisë, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button