Fermerët italianë rrisin qershinë më të madhe në botë

 
Fermerët italianë kanë rritur qershinë më të madhe në botë, duke thyer rekordin me një frut vigan 33g.
Kjo qershi është rritur nga toka e Piedmontit nga familja Rosso e cila njihet për prodhimin e qershive për më shumë se një shekull, transmeton rtv21.tv.
“Për disa vite tani kemi vërejtur se qershitë tona carmen janë rekorde botërore në Guinness në madhësi dhe këtë vit ne vendosëm t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe thirrëm një panel ekspertësh”, tha Alberto Rosso.
Qershia e re më e madhe dhe më e rëndë peshon 33.05g duke thyer rekordin e mëparshëm prej 26.45g të arritur nga një fermer tjetër italian, në Ferrara në shkurt të këtij viti.
Rekordi u thye pavarësisht se 2021 ishte një vit i keq për qershitë italiane, për shkak të motit të keq./21Media

Back to top button