Qindra persona morën pjesë në varrimin e babait të Kadri Veselit

Qindra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Fazli Veselit, babait të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
Fazli Veseli është varrosur në ora 19:00 në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës.
Në varrim nuk ka marrë pjesë djali i të ndjerit, Kadri Veseli, i cili gjendet në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë, që nga dita e konfirmimit të aktakuzës ndaj tij.
Ditë më parë, Gjykata Speciale e kishte lejuar Kadri Veselin ta vizitonte babanë e tij, i cili për shkak të sëmundjes ishte shtrirë në spital./kallxo

Back to top button