“Fermerët kërkojnë mbrojtje nga shteti”

Dhjetëra fermer u bënë thirrje udhëheqësve të shtetit përkrahje për prodhimet e tyre

Fermerët dhe grumbulluesit e qumështit përmes një proteste simbolike kanë shënuar ditën ndërkombëtare të qumështit, duke thënë se nuk po festohet dita e qumshtit por po festohet dita e vajit të pallmës

Dhjetëra fermer me pamflete në duar “Vaji i palmës shkatërron shëndetin, na mbyll fermat”, “Fermerët kërkojnë mbrojtje nga shteti”, nga sheshi “Skënderbeu”, u bënë thirrje udhëheqësve të shtetit përkrahje për prodhimet e tyre.

Sadik Bricori, nënkryetar i shoqatës së fermerëve të qumështit të Kosovës, tha se protesta simbolike ka qëllim që të kundërshtojnë importin e vajit të pallmës.“Ne kemi dal sot në mënyrë simbolike me kundërshtuar vajin e pallmës. Sot eshët dita botërore e qumështit, sot janë ekspozuar produkte me vaj pallme, jo me produkte të qumështit. Për këtë arsye kemi kërkuar herë pas here, nuk ka bërë punë deri tash. Ne sot kemi dal në mënyrë simbolike, një numër shumë i vogël veç sa me tregu se është festa e qumështit sot. Nuk është duke u festuar në Kosovë festa e qumështit, është duke u festuar dita e vajit të pallmës. Ne jemi dal me kundërshtua në mënyrë simbolike“, tha Bircoli.

Sali Thaçi, fermer nga Komuna e Klinës, tha se sot janë në shesh për të treguar se janë kundër vajit të palmës, pasi ka shumë import të vajit të palmës. “Ne jemi dal në mënyrë simbolike sot si fermer për me e kundërshtua vajin e palmës. Ata të cilët punojnë me vajin e palmës….Kujt i djegë nuk kemi çfarë t’i bëjmë, kush është në rregull ai duhet me na përkrah edhe neve. Kemi kërkuar shumë herë ndihmë prej shtetit. Janë në procedurë gjyqësore për vajin palma”, tha Thaçi.

Ndërsa, Ismet Nimani, tregon se kotë i mbanë 60 krerë lopë, pasi qumështi i tyre nuk mund të plasohet në treg. Për këtë arsye ai sot ka vendos që të protestojë e jo të festojë ditën ndërkombëtare të qumështit. “Po si nuk kemi vështirësi, kur vijën me tonelata qumësht, me yndyrë bimore, produktet tona nuk shiten. Qumështi jonë nuk shitet. As nuk kemi mundësi me u zgjerua, me rritë fermën. Kanë ardhur me tonelata qumësht me yndyrë bimore, edhe shiten në treg pa problem, plus është i dëmshëm për shëndetin e konsumatorëve, fëmijëve tanë. Qeveria heshtë nuk bënë zhurmë, me sa duket kanë marrëveshje me ta, nuk e di. Unë i kamë 60 krerë lopë, qumështore, i kam për mbi 1 mijë litra qumësht në ditë. Nuk shiten krejt se blejnë popullata kur ky shkon në çmim shumë të ulët. Në krahasim me qumështin origjinal , qumështin e freskët.”, tha Nimani.

Nimani thotë se përkundër ankesave e kërkesave, protestave, shteti asnjëherë nuk i ka përkrah, duke shtuar se ka premtime nga krerët e shtetit se do të përkrahet bujqësia por në të njëjtën kohë bujqësia injorohet./21Media

Back to top button