Haradinaj nderohet me dy çmime

Haradinaj u nderua me “Misionar i Paqes” dhe me “Golden Ambassador Richard Holbrooke”

Ish komandanti i UÇK0-së, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u nderua me titullin “Misionar i Paqes” si dhe me medaljen e artë të ambasadorit Richard Holebrooke “Golden Ambassador Richard Holbrooke” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqe Botërore

Drejtori i Misionit për Paqe dhe Prosperitet, Shefki Hysa tha se Haradinaj nuk i përket më vetëm Kosovës por gjithë botës për paqe.

Hysa tha se të tjerët thonë që të mos i lartësojnë shumë heronjtë porse sipas tij a harrohen sakrificat e djemve të UÇK-së. Ai tha se Haradinaj meriton respekt dhe vëmendje nga të gjithë.

Ramush Haradinaj u shpreh i emocionuar për këtë nder. Ai shtoi se rrënjët si popull i kemi në paqe, por se për të është dashur të luftojnë.

Ky çmim tha Haradinaj është me i veçantë kur vjen nga Amerika të cilën e quajti engjëll mbrojtës të Kosovës./21Media

Back to top button