Fero për Arbenitën: Je dhuratë nga Zoti

Reperi Fero është shumë aktiv në rrjete sociale.
Ai asnjëherë nuk ngurron t’ia shpreh dashurinë bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.
Së fundmi Arbenita ndau në Instagram një paraqitje të saj në një eveniment mode.
Fero ka ripostuar të njëjtën video duke u shprehur shumë krenar për Arbenitën.
“Jam krenar me ty dashuria ime. Ti je dhurata më e mirë që Zoti më ka dhënë”, ka shkruar Fero.

Fero ka fshirë të gjitha fotografitë nga rrjeti social Instagram, duke përfshirë edhe fotografinë e profilit.
Kujtojmë që, Fero dhe Arbenita janë prindër të së voglës, Nina./21Media

Back to top button